Pamje nga takimi konsultues i 9 gushtit - Foto: KALLXO.com

PAN Kërkon Takim më 16 Gusht e Seancë më 17 ose 18 Gusht

Pasi përfaqësuesit e Alternativës dhe AKR-së kërkuan nga përfaqësuesit e koalicionit PAN të tregojnë se kur dëshirojnë ata të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit, përfaqësuesi i AAK-së, Pal Lekaj, tha se si PAN janë të mendimit që të mërkurën të ketë edhe një takim konsultues, gjatë të cilit do të vendoset për seancën e ardhshme, që sipas tij mund të bëhet të enjten ose të premten.

“PAN dëshiron që më 16 gusht të mbahet një takim dhe më 17 ose 18 gusht të mbahet seanca. A është kështu?”, e pyeti deputeti i Alternativës, Ilir Deda, Pal Lekajn.

“Po, ashtu është“, u përgjigj Lekaj.

Propozimi i Lekajt erdhi gjatë takimit konsultues të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, deputeti Adem Mikullovci.