Hulumtimi pq shpenzimet e partive | Foto: KALLXO.com

PAN-it e LAA-së Zgjedhjet u Kushtuan mbi 1 Milion Euro

Sipas organizatave “Çohu” e “Demokraci Plus”, koalicioni PAN dhe ai LAA shpenzuan mbi 1 milion euro për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Në të gjitha kategoritë koalicioni PAN ka shpenzuar 1,717,155 euro, koalicioni LVV 1,094,736 euro”, thuhet në raportin e dy organizatave.

Lëvizja Vetëvendosje sips “Çohu dhe “Demokraci Plus” shpenzoi më pak- 359,929 euro.

Për të vlerësuar shpenzimet e subjekteve politike, organizatat monitoruan aktivitetet e tyre për 10 ditë të fushatës, në terren, por edhe në katër televizionet kryesore, tetë portale e pesë gazeta.

Në  bazë të raportit, në komunën e Prishtinës janë bërë shpenzimet më të mëdha nga dy koalicionet dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Koalicioni PAN prin edhe për shpenzimet në Prishtinë me 42,170 euro, LAA kishte shpenzuar 39,930 euro, ndërsa LVV kishte  shpenzuar 12,469 euro.

Tubimet me qytetarë kanë përbërë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve për subjektet politike.

PAN ka shpenzuar 280,847 euro në këto tubime, LAA 171,020 euro, ndërsa LVV 44,558,6 euro.

Në bazë të raportit, del se shpenzimet më të mëdha për tubime elektorale janë bërë në komunën e Prizrenit nga koalicioni PAN.

Në raport janë përfshirë edhe gjobat e shqiptuara nga PZAP-i për subjektet politike.

Nga 421 ankesa të dorëzuara, janë shqiptuar gjoba me vlerë prej 348,900 eurove.

Edhe për nga gjobat e shqiptuara, sipas “Çohu” dhe “Demokraci Plus” prin Koalicioni PAN me 158,000 euro, 71,000 euro janë shqiptuar për koalicionin LAA dhe 62,600 euro për LVV.

Ndërsa në vitin 2014 gjobat e shqiptuara nga ky institucion arrinin vlerën e 86,700 eurove.

“Nga monitorimi i shpenzimeve në terren dhe matja e përafërt e këtyre shpenzimeve duke u bazuar në çmimet e tregut, vërehet se subjektet politike kanë kaluar kufizimin ligjor për shpenzime në fushatën zgjedhore”, thuhet në raport.

Pjesë e këtyre shpenzimeve të subjekteve politike ishin edhe shpenzimet për vëzhguesit.

Koalicion PAN kishte të angazhuar 12,164 vëzhgues për të cilët kishte shpenzuar 547.380 euro, pasuar nga LAA me 8,306 vëzhgues  dhe 373,770 euro shpenzime dhe LVV me 2,538 vëzhgues dhe 114,210 euro shpenzime.

“Demokraci Plus” dhe Çohu konsiderojnë se angazhimi i vëzhguesve nga subjektet politike nën petkun e organizatave të shoqërisë civile është shkelje e cila edhe nxit dyshimet për mënyrën e financimit, veprimtarinë dhe deklarimet apo mosdeklarimet financiare të këtyre organizatave fantome.

KALLXO.com e kishte zbuluar këtë skandal në zgjedhjet e 11 qershorit.

http://kallxo.com/skandali-zgjedhjeve-pdk-e-aak-fshehin-vezhguesit-partiake-ne-ojq-joaktive/

Genc Nimoni nga organizata “Çohu” tha se KQZ nuk ka lejuar qasje në dokumente të shpenzimeve, përkatësisht në raportet financiare  të fushatës.

“Kërkesës për këto raporte financiare nuk u janë përgjigjur as tri subjektet politike PAN, LVV, LAA”, tregoi Nimoni.

Për kërkesën për qasje në dokumente “Çohu” dhe “Demokraci Plus” kanë rekomanduar që subjektet politike t’u përmbahen kufizimeve ligjore sa i përket shpenzimeve në fushatë dhe KQZ të lejojë qasje në raportet financiare për shpenzimet në fushatë nga subjektet politike.