PAN 95 Mijë Vota më Pak se më 2014

Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014 nuk kishte pasur koalicione të mëdha parazgjedhore.

PDK e vetme, e drejtuar në atë kohë nga Hashim Thaçi tani presidenti i Republikës, kishte marrë  222 mijë e 181 vota, apo 30,38% të totalit.

Ramush Haradinaj me AAK-në kishte dalë partia e katërt në vend duke marrë 69 mijë e 793 vota apo 9,54%.

Nisma për Kosovën, partia që ishte krijuar pas largimit të drejtuesve të saj nga PDK-ja, më 2014 kishte marrë 37.680 vota, ose 5,15%.

Nëse i mbledhim këto vota del që këto 3 parti kanë pasur bashkë 329 mijë e 654 vota, apo në përqindje 45.7%.

Ndërsa tani, kur të tri këto parti janë bërë bashkë në një koalicion të vetëm, kanë arritur të marrin pak më shumë vota sa kishte marrë Hashim Thaçi i vetëm në 2014.

Nga mbi 96% e votave të numëruara, PAN ka 235 mijë vota. Pra, vetëm 13 mijë vota më shumë se sa në 2014, kur PDK ishte e vetme.

Ose rreth 95 mijë vota më pak sa kishin së bashku kur ishin të ndara PDK-AAK dhe Nisma.