Pamje nga Vërshimet në Shqipëri

Policia shqiptare, njofton se rruga nga aeroporti i Rinasit për në Tiranë është e lirë për qarkullim, por ka apeluar tek drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Po ashtu policia njoftoni se rruga Qafe-Kashari -Vore-Qafë-Kashari mbetet ende e pa kalueshme.

Policia e Tiranës me mjete ndihmëse të Policisë Rrugore po vazhdon t`u dalë në ndihmë të drejtueseve të mjeteve që kanë mbetur të bllokuar në rrugë.

Duke larguar automjetet nga rruga në prezencë të drejtuesve të mjeteve.

Kompania e mirëmbajtës së rrugëve po pastron baltën dhe inertet si pasojë e reshjeve të shiut.