Pamje nga Grabitja e Armatosur në Shillovë

Televizioni  Puls ka transmetuar pamjet ekskluzive të filmuara nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes së pompës së karburanteve “Puls Petrol” në po këtë fshat.

Në videot të cilat KALLXO.com i ka siguruar shihen dy grabitësit duke u futur në ambientet e pompës dhe nga aty nën kërcënimin e armëve grabisin të hollat nga arka.

Grabitja e cila u raportua sot pak pas orës 14:00 rezultoi me 3 persona të plagosur.

Agresorët kishin hasur në rezistencë të qytetarëve të zonës dhe në shkëmbin zjarri kanë plagosur tre qytetarë.

Siç raporton “TV Puls”, qytetarët kanë arritur ta zënë njërin nga grabitësit, i cili më pas i është dorëzuar Policisë.