Pal Lekaj, Deputet AAK

Pal Lekaj Para Gjyqit për Keqpërdorim Detyre

Sot pritet të zhvillohet seanca fillestare në gjykimin ku përveç Lekajt janë përfshirë edhe ish-drejtori për Buxhet dhe Financa i komunës së Gjakovës, Qazim Mehmeti dhe ish-Menaxheri i Prokurimit, Nikollë Lleshi.

Sipas kësaj aktakuze, Lekaj, Mehmeti dhe Lleshi akuzohen se gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie pasurore për vete apo për tjetrin duke i shkaktuar dëme Komunës së Gjakovës dhe banorëve të fshatit Jahoc të kësaj komune.

Aktakuza sqaron se të akuzuarit në bashkëkryerje në kundërshtim me ligjin e kishin nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik fitues, NN “Asfalti” shpk nga Peja, edhe pse nuk ishin zotuar mjetet e mjaftueshme financiare për përmbushjen e detyrimeve që kishin dalë dhe mund të dilnin si rezultat i kësaj kontrate për shtrimin e asfalit në fshatin Jahoc.

Prokuroria e kishte konfirmuar këtë aktakuzë më 14 shkurt të këtij viti.

Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

KALLXO.com shkroi më gjerësisht për këtë aktakuzë më 3 prill, pasi e siguroi atë.

http://kallxo.com/aktakuza-ndaj-pal-lekajt-per-asfalt-pa-para-te-zotuara/