Takimi i Ramush Haradinajt e Pal Lekajt | Foto: ZKM

Pal Lekaj Paguan Facebook-un për të Treguar se po Pastrohen Rrugët

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shpenzuar para vetëm për të treguar se ministria që ai drejton është duke u përkujdesur për pastrimin e rrugëve nga bora e rënë së fundi.

Ai gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video ku një kamion bënte pastrimin e një rruge.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Ministria e Infrastrukturës janë në kujdestari të vazhdueshme për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët tonë. Rrugët janë të qarkullueshme pa ndonjë vështirësi dhe komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht”, kishte shkruar Lekaj në facebook.

Mirëpo për këtë video të publikuar ai e ka paguar facebook-un që t’ua mundësoj edhe atyre që nuk e ndjekin që ta shohin.

Videoja e publikuar dje në mëngjes ende del në facebook-un e qytetarëve ani pse bora është larguar pothuasje.

Lekaj nuk është politikani i parë që paguan Facebook-un që publikimet e tyre të shihen nga një audiencë më e madhe.

Edhe shefi i tij në Qeveri, Ramush Haradinaj e ka bërë këtë disa herë.