Foto: Ilustrim

I Pakënaqur me Shërbimet e Mjekes, ia Dëmton Pajisjen

Policia është duke e hetuar një rast, të cilin po e trajton si pengim i personit zyrtar.

Sipas raportit të përditshëm policor, ankuesja femër mjeke me profesion ka raportuar se një person mashkull i panjohur ishte i pakënaqur me shërbimin e saj dhe në revoltë kishte dëmtuar një pajisje me vlerë 20 euro.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në Podujevë në ora 15:48.

Njësia përkatëse policore ka dalë në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin.