Më Pak Para nga Diaspora

Remitancat për muajt janar-shtator të këtij viti ishin më të ulëta për 9.1 milionë euro në krahasim me nëntëmujorin e vitit, 2015 por më të larta se ato të vitit 2014.

Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)-dërgesat nga diaspora, nga janari deri në shtator të këtij viti, ishin gjithsej rreth 559.7 milionë euro.

Për t’i dërguar paratë në Kosovë diaspora më së paku përdori bankat-vlera e mjeteve që erdhën nëpërmjet tyre ishte 135.3 milionë euro.

Më së shumti para nga mërgimtarët erdhën nëpërmjet agjencive për transferim të mjeteve, me të cilat u dërguan 236.1 milionë euro. Pjesa tjetër prej 188.3 milionë eurove erdhën në forma tjera.

Remitancat në nëntë muajt e parë të 2016-ës ishin më të ulëta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por më të larta në krahasim me 2014-ën (më të larta për 54.13 milionë).

Të dhënat e BQK-së bëjnë të ditur se në muajt janar-shtator 2016 në Kosovë erdhën remitanca në vlerën e 559.7 milionë eurove, në këta muaj të 2015-ës ato arritën vlerën 568.8 milionë euro.

Në Kosovë, nga viti 2004 deri në vitin 2015 erdhën rreth 6.7 miliardë euro remitanca. Vlera më e ulët u shënua në vitin 2004-357 milionë euro dhe më e larta në vitin në 2015-752.4 milionë euro.

http://kallxo.com/remitancat-567-milione-euro-ne-janar/

http://kallxo.com/566-milione-euro-nga-mergimtaret-ne-2015-en/