Gjykimi i doganierit | Foto: KALLXO.com

I Pafajshëm Doganieri për Marrje Ryshfeti

Është shpallur përsëri i pafajshëm doganieri Shemsedin Sadiku që akuzohej për veprat penale marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.

Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur të pafajshëm doganierin me arsyetimin se nuk është provuar se Sadiku ka kryer veprat penale për të cilat akuzohej.

Edhe në nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Pejës kishte shpallur aktgjykim lirues për Shemsedin Sadikun, mirëpo Gjykata e Apelit e ktheu çështjen e tij në rigjykim.

Shemsedin Sadiku akuzohej nga Prokuroria Themelore në Pejë se ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, në mënyrë që të ushtrojë ndikim te kolegët e tij Ganimete Salihi dhe Fisnik Koshi.

Sipas aktakuzës, Sadiku kishte kërkuar dy mijë euro ryshfet nga Fadil Zhabollaj në mënyrë që të ndikojë te kolegët për të mos i shqiptuar gjobë për tri automjete të hasura në autoparking, të cilat në këtë rast ishin të padoganuara.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për rastin e zyrtarit doganor.

http://kallxo.com/gjykimi-doganierit-per-ryshfetin-prej-2-mije-eurosh/

http://kallxo.com/nis-rigjykimi-doganierit-te-akuzuar-per-ryshfet/