Prokuroria shtetërore boshnjake. Foto: BIRN.

Paditet Serbja për Masakrën e Vllasenicës

Prokuroria shtetërore boshnjake të hënën paditi Vishnja Açimoviqin, e njohur si Beba, për pjesëmarrje në vrasjen e 37 burrave boshnjakë në Mraçni Dol në komunën Vllasenica, në afërsi të kampit të burgimit të Shushicës, i cili drejtohej nga forcat serbe të Bosnjës.

Sipas akuzave, Açimoviq dhe një ushtar tjetër morën pjesë në vrasjen e burrave që ishin sjellë me autobus nga një burg që ndodhej pas ndërtesës së gjykatës në Vllasenica.

“I pandehuri akuzohet ka qëlluar viktimat me armë zjarri, ndërsa ata qëndronin vetëm pak metra larg autobusit”, tha prokuroria në një deklaratë.

“Trupat e viktimave u gjetën dhe zhvarrosën në vitin 2000, në të njëjtin vend ku u qëlluan me armë zjarri”, shtoi ajo.

Aktakuza nuk tha nëse Açimoviq ishte apo jo anëtar i Ushtrisë Serbe të Bosnjës.

Ajo ka nënshtetësi boshnjake dhe të Serbisë, ku ajo jeton aktualisht.