Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli: Zgjidhja e Vetme për Kosovën, Njohja e saj nga Serbia

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka quajtur propagandë publikimet në mediat serbe se po përgatitet një propozim i ri që do t’i siguronte Kosovës statusin e shtetit vëzhgues në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pacolli ka deklaruar  se Kosova duke pasur parasysh numrin e njohjeve që ka siguruar, nuk do ta kishte aspak problem që ta sigurojë këtë status.

“Serbët dhe të gjithë të tjerët që kanë njohuri procedurale të procesit të anëtarësimit në OKB e dinë shumë mirë se Kosova, me numrin e madh të njohjeve që i ka siguruar nuk ka vështirësi që ta sigurojë këtë status edhe sikur të aplikojë për të brenda këtij viti. Andaj, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate për Kosovën, rajonin, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtarë është anëtarësimi i saj i plotë në Kombet e Bashkuara dhe njohja e saj nga Serbia”, ka përfunduar Pacolli./21Media