Pacolli Uron Shërimin e Mustafës
15.1.2018 - 14:00
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka ururar shërim të shpejtë, ish-Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës i cili po përballet me probleme shëndetësore.
Në një postim në Facebook, Pacolli tha se Kosovës i duhet ende kontributi i Mustafës.
“Ish Kryeministrit të Kosovës z. Isa Mustafa i dëshiroj shërim të shpejtë. Kosova ka nevojë për vazhdimin e kontributit e tij në shtetndërtim. Lus zotin që sa më shpejtë t’i rikthehet familjes dhe vendit”, shkroi Pacolli.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të Mustafës ka folur edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
http://kallxo.com/procedurat-e-trajtimit-ia-pamundesojne-presidentit-te-takoje-isa-mustafen/