Takimi Pacolli- Erjavec. Foto: Kallxo.com

Pacolli i Sigurt që Demarkacioni Ratifikohet Këtë Javë

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, tha sot se shpreson që Kosova “sa më parë” ta marrë liberalizimin e vizave.

Në vizitën e tij në Kosovë, Erjavec tha se pret që me një marrëveshje politike brenda Kosovës, Kuvendi ta kalojë ngërçin në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ne dëshirojmë që sa më parë të realizohet liberalizimi i vizave. Besoj se së shpejti do të ketë marrëveshje politike brenda parlamentit sepse liberalizimi i vizave është i rëndësishëm edhe për ekonominë, për biznesin e vendit”, tha Erjavec në një konferencë për shtyp bashkë me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli.

Erjavec tha se Sllovenia e ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Por, duke folur për mosnjohjen e Kosovës ai tha se Sllovenia nuk mund të ndikojë te këto shtete që të ndryshojë qëndrim.

Ndërsa pacolli tha se pret që demarkacioni të ratifikohet këtë javë.

“Ju kam thënë java e dytë e marsit dhe java e dytë e marsit do të jetë ajo kur do të miratohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”, tha Pacolli