Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com
Pacolli Mirëpret Vendimin e Kroacisë për ‘Ballistin’
Tifozi shqiptar, Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi.
Kjo për shkak se Ministria kroate e Drejtësisë ka vendosur që të mos e ekstradojë atë në Serbi.
Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë kroate të Drejtësisë për këtë rast.
Ai ka falenderuar ministrin kroat Boshnjakoviq për vendimin.
“Jam shumë i lumtur të njoftoj për mos-ekstradimin e Ismail Morinës nga organet kroate. Për këtë i falënderoj miqtë tonë kroat, në veçanti ministrin Boshnjakoviq, i cili sot nënshkroi vendimin”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në ‘Facebook’.
Ismail Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.
Vendimin për mosekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviq.
http://kallxo.com/kroacia-nuk-e-ekstradon-ismail-morinen-ne-serbi/