Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli Kundër Shkëmbimit të Territoreve me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për një mundësi të shkëmbimit të territoreve apo të ndarjes.

Sipas tij, mes dy vendeve duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke.

“Kosova nuk ka biseduar dhe nuk do të bisedojë kurrë me Serbinë për shkëmbim të territoreve apo për ide ndarjeje që mbeten në mendjet e politikanëve në Beograd që nga vitet e 1990-ta”, shkroi Pacolli në twitter.

Ai ftoi Serbinë që të bisedohet për marrëveshjen e detyreshme mes dy shteteve.

“Ejani në tryezë dhe të bisedojmë për marrëveshjen e detyrueshme ligjore për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke”, vijoi shkrimi i Pacollit.

Sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq tha se Kosova do të pranonte opsionin e ndarjes sikur të lejohej nga fuqitë e mëdha.

Kundër kësaj deklarata reagoi edhe zëvendëskryeministri tjetër i qeverisë Enver Hoxhaj.

http://kallxo.com/enver-hoxhaj-reagon-ndaj-ivicia-daciqit-po-flet-ne-emer-te-rusise/