Behgjet Pacolli në konferencën për paqe | Foto: Facebook

Pacolli: Kosova Model Suksesi për Ndërtimin e Paqes

Kosova me përvojën e saj në ndërtimin e paqes, bashkëjetesën në mes komuniteteve dhe tolerancën ndërfetare mund të shërbejë si një model suksesi për vendet tjera në botë.

Ky ka qenë mesazhi i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila po i zhvillon punimet e saj, në Valletta të Maltës, ku edhe do ta ketë selinë.

Në kuadër të kësaj Konference Ndërkombëtare, Pacolli ka qenë folësi kryesor së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun e tij nga Malta, ministrin e Jashtëm, Carmelo Abela.

Këshilli Botëror për Tolerancë dhe Paqe është themeluar nga një grup personalitetesh nga e gjithë bota që përfshin senatorë amerikanë, ambasadorë, vendimmarrës nga kontinente të ndryshme botërore dhe i cili, do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në të gjithë botën, për paqe dhe tolerancë.

Këshilli do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale dhe atë të mediave./21Media