Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli: Dënoj Sulmin e Ulët dhe Qyqar në Gjermani

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit në qytetin Munster të Gjermanisë, duke thënë se e dënon këtë sulm qyqar dhe se Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente.

“Dënoj sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi sot në qytetin Munster të Gjermanisë, ku sipas raportimeve të para humbën jetën disa njerëz e shumë të tjerë mbetën të plagosur”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira”, ka shtuar ai.

Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36

Një person sot goditi me makinë qytetarët në Munster, duke shkaktuar shumë viktima.

http://kallxo.com/pas-sulmit-ne-gjermani-mpj-jep-numer-kontaktues-per-qytetaret-e-kosoves-atje/

http://kallxo.com/pamjet-e-para-te-tragjedise-ne-gjermani/