Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli

Pacolli Beson në Njohje nga Kenia

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli në New York është takuar me ministren e jashtme të Kenisë Amina Mohamed.

Lajmin për takimin Pacolli e ka bërë të ditur në Facebook, ndërsa ka paralajmëruar njohje të mundshme nga ky shtet.

“Pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”, shkroi Pacolli.

Kosova që nga viti 2008 kur shpalli pavarësinë është njohur nga 114 shtete.