Pacientja Bën Vetëvrasje në QKUK

Policia e Kosovës ka raportuar se ka marrë informatën se rreth orës 19:30 një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Policia po ashtu ka thënë se viktima ishte paciente në QKUK dhe nuk dihen shkaqet se pse ka bërë vetëvrasje,

“Nga informacionet e para qe ka policia, dyshohet që: viktima femër, 43 vjeçe, paciente ne një nga klinikat e QKUK-së, për shkaqe ende te panjohura te ketë bërë vetëvrasje duke u hedhur nga një prej klinikave te QKUK-së. Policia menjëhere ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që mund te kenë sjelle deri te kjo ngjarje”, thuhet në raportin e policisë.