Pacemakeri, Stimulusi Elektrik i Zemrës

Pacemakeret (pejsmejkerët) janë aparate me një funksion shumë të ndërlikuar dhe me një madhësi jo të madhe (rreth 3×3 cm). Këto aparate vendosën që nga vitet e 50-ta tek ata persona të cilët kanë çrregullime me ritmin e zemrës, siç është një Puls i ngadalshëm (Bradykard).

Zemra si organ muskulor është i ndarë në katër dhoma, dy atriume dhe dy barkushe (ventrikuli) të ndara në anën e majtë dhe të djathtë. Ky organ funksion si një pompë që pranon gjakun nga periferia e trupit dhe organet e tjera, dërgon në mushkëri për oksigjenim, pranon prapë nga mushkëria dhe dërgon përsëri në periferi dhe organe tjera si: truri, veshkat, mëlçia, trakti digjestiv etj. Për të kryer këtë funksion si pompë thithëse dhe zbrazëse. Zemra tkurret prej 60 deri në 80 herë në minutë në qetësi, dhe rritë frekuencën e vetë mbi 100 herë në minutë gjatë aktiviteteve sportive apo në situata të ndryshme stresi. Për t’u tkurrur zemra merr informacionin nga qeliza specifike që gjendën në zemër. Këto qeliza formojnë një rrjetë elektrik që gjendet në zemër dhe koordinon qelizat e tjera muskulore të zemrës. Kjo qendër e quajtur nyja atriale (nyja sinusale), gjendët në atrium dhe gjendët në hierarki si qendra më e lartë. Më poshtë pasojnë nyja atrioventrikluare, rrjeti i HIS që ndahet në anën e majtë dhe të djathtë dhe rrjeti i purkinjëve. Nëse nuk funksion kjo qendër, funksionin e saj e marrin qendra të tjera të vendosura hierarkisht më poshtë me një frekuencë gjithmonë më të ulët.

Çrregullimet e ritmit të zemrës mund të jenë të ndryshme. Ato mund të manifestohen si ritme shumë të ngadalshme (bradykarde), ritme të çrregullta (arrytmien), ritme jo të koordinuara si formë bloku me grada të ndryshme (AV Blok I, II, III), Sick Sinus Syndrom etj, apo edhe çrregullime të ritmit me një frekuencë të shpejt (tahikardien).

Tek këto sëmundje të ritmit të zemrës, zemra nuk funksionon në mënyrë të rregullt dhe si pasoj e kësaj edhe organet e tjera siç është truri nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak. Lodhja, marramendja, mungesa e koncentrimit apo edhe humbja e vetëdijes janë shenja që mund të paraqiten tek këta persona.

Çfarë janë Pacemaker?

Pacemakeri

Pacemaker janë aparate të cilat mund të vendosën tek këta persona. Pacemaker marrin funksionin e këtyre qelizave dhe i japin informacionin zemrës kur të kontraktohet. Më ndihmën e pacemaker mund t‘ju ndihmohet kësaj grupe të pacientëve të zhvillojnë një jetë normale dhe atë më mirë se më çdo medikament tjetër.

Pacemaker përbëhen nga një baterie, një qendër që ka funksionin e nyjës atriale të cilat janë të vendosura në një kuti metalike dhe Sondat (Elektrodat, Fije teli) që vendosën nëpër një enë të gjakut (venë) në zemër. Përmes këtyre telave Pacemaker jep informacionin në rast nevoje direkt në zemër dhe si pasojë e kësaj zemra kontraktohet dhe punon si pompë në mënyrë të rregullt.

Jetëgjatësia e Pacemakerit është prej 5 deri në 10 vjet, varësisht nga ajo se sa shpesh kërkohet aktiviteti i tij në zemër. Pas zbrazjes së baterisë së Pacemakerit bëhet ndërrimi i saj. Gjatë këtij intervenimi ndërrohet vetëm bateria (gjeneratori) ndërsa elektrodat nuk ndërrohen.

Pacemakeri vendosët zakonisht nën klavikul, në anën e majtë apo të djathtë të gjoksit. Nën një anestezion lokal bëhet një prerja e lëkurës me një gjatësi rreth 3 cm. përmes enës së gjakut (venës) vendosen elektrodat (telat) varësisht nga nevoja një apo dy direkt në zemër. Vendosja e elektrodave bëhet nën rrezet rëntgen duke u parë në një ekran. Ato fiksohen në muskulaturë të zemrës dhe bëhet matja e tyre. Këto elektroda lidhen (konektohen) pastaj në Pacemaker. Pacemaker së bashku me elektroda vendosën nën muskulatur. Pas vendosjes së Pacemakerit bëhet programimi i tij për secilin Pacient individualisht. Gjatë gjithë operacionit, pacienti është i zgjuar, komunikon dhe nuk ka dhimbje, përpos një gjilpëre që në fillim kur ipet medikamenti kundër dhimbjeve.

Operacioni zgjate prej 30 deri 60 minuta, varësisht nga anatomia e pacientit. Dy orë pas operacionit pacienti mund të lëvizë. Këto Operacione bëhen ambulant, do të thotë pacienti lirohet në po të njëjtën ditë në shtëpi. Mirëpo, zakonisht edhe mund të qëndroj një natë në spital dhe të nesërmen bëhet një kontroll dhe një programim përfundimtar i Pacemakerit. Pacientet me Pacemaker duhet rregullisht të bëjnë kontrollet tek mjeku përgjegjës.

Pas operacionit se cili pacient merr një letërnjoftim të Pacemakerit, në të cilat janë të vendosura të dhënat e pacientit, Pacemakerit, elektrodave, programimi dhe të dhëna tjera teknike.

Pesë ditë pas operacionit mund të bëhet banjo, ndërsa larja e thjesht me dush mund të bëhet që të nesërmen. Lëvizja e krahrorit ku është vendosur Pacemakeri duhet lëvizur me kujdes për dy javët në vazhdim. Vendosja e duarve pas kokës duhet menjanur gjatë kësaj kohe.

Pacientët pas operacionit duhet kujdesur për plagën, në rast se ajo skuqet, fryhet apo nuk është e thatë dhe ka dhimbje duhet patjetër të paraqiten tek mjeku.

Pacemakermbajtësit nëse nuk kanë sëmundje të tjera, bëjnë jetë normale. Ata mund të bëjnë aktivitete sportive, mund të notojnë, mund të shkojnë në sauna, mund të udhëtojnë me auto, anije, tren apo aeroplanë. Vozitja e automjetit është e lejuar, zakonisht që nga dita kur pacienti lirohet nga spitali, edhe përdorja e rripit të sigurisë në auto nuk është e ndaluar, përkundrazi duhet vënë patjetër. Me një fjalë të gjitha aktivitet janë të lejuara.

Pacientët me Pacemaker pa merak mund t’i përdorin këto mjete: të shiqojnë TV, të dëgjojnë radion apo mjete tjera audio/visuele, tharëse e flokeve, makinë elektrike e rruajtjes, brusha elektrike e dhëmbëve apo mjete tjera në banjë, rrobalarëse, tharëse e rrobave, thithëse elektrike, mikrovalën, enëlarëse, telefonat, printeret , WLAN, kompjuterët si dhe shumë mjete tjera elektrike në kuzhinë apo në zyrë. Përdorja e telefonave mobil është e lejuar me preferim që gjatë telefonatës të mbahet në anën tjetër ku gjendët Pacemakeri. Edhe pas telefonatës preferohet që telefonat mobil mos të mbahen në afërsi por në anën e kundërt të Pacemakerit.

Ku duhet kenë kujdes Pacemakermbajtësit?

Pacemakermbajtësit duhet t‘i mënjanojnë fushat e forta magnetike do të thotë: të mos qëndrojnë afër antenave qe dërgojnë valët e radiove apo televisioneve, afër mjeteve salduse, pllakat me induksion .

Gjatë kontrolleve mjekësore mjeku përkatës duhet informuar se ju keni një pacemaker te implantuar.

Magnetresonanca, terapia e rrezatimit, lithotripsia (thyrja e gurëve në veshke apo idhëz). Therapie e elektrostimulimit transkutan të nervave duhet bërë vetëm pas konsultës me mjekun përgjegjës (kardiologu apo kardiokirurgu që ka implantuar pacemakerin).

Në aeroporte para hyrjes nëpër pikat e kontrollave duhet treguar letërnjoftimi i Pacemakerit.

Shënja e Pacemakerit

Në rast të ndonjë infeksioni që ka prekur Pacemakerin dhe elekrodat, duhet larguar i gjithë sistemi dhe duhet vendosur në anën e kundërt. Nxjerrja e elekrodave (sondave, telave) në rast të ndonjë defekti apo infekcioni preferohet të kryhet patjetër në një qendër ku mbulohet nga ekipi i kardiokirurgjisë. Ne, tani në Spitalin Amerikan i ofrojmë të gjitha këto shërbime 24 orë në ditë .

Autori është Kardiokirug në Spitalin Amerikan në Prishtinë