Pa kuorum për votimin e rekomandimeve për 'Raportin e Progresit'

Pas seancës së jashtëzakonshme, ku deputetët diskutuan për raportin e progresit, u dhanë edhe rekomandimet për qeverinë, të cilat nuk u votuan në mungesë kuorumi.

Pasi deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli lexoi 10 rekomandimet e bëra nga VV dhe LDK, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti tha se të njëjtat do të votohen një seancë tjetër.

“S’ka kuorum. Rekomandimet në seancën tjetër për tu miratuar”, tha ai.

10 rekomandimet e Vetëvendosjes dhe LDK-së:

  1. Të fillojmë një dialog të brendshëm për të ndërtuar një strategji shtetërore për rrugën që duhet të ndjekim drejt integrimit evropian.
  2. Qeveria brenda 30 ditëve duhet të përcjellë në kuvend një plan të veprimit për të adresuar të gjeturat e raportit të vendit.
  3. Hapat urgjent në depolitizimin e administratës publike, duke filluar me bordet e ndërmarrjeve dhe agjencitë e publike
  4. Në përputhje me kriteret e kapitujve 23 dhe 24 të hartohet plani aksional për sundimin e ligjit dhe plotësimi i legjislacionit me miratimin e ligjet anti mafia dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
  5. Krijimi i vendeve të reja të vendeve të punës përmes investimeve direkte në zhvillimin e prodhuesve vendor, duke pasuar me miratimin e ligjit për mbrojtjen e prodhuesit vendor.
  6. Sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës
  7. Investimet në hapjen e çerdheve të nevojshme nëpër komuna dhe investime në shkolla profesionale, ndërlidhjen me nevojat e tregut vendor e ndërkombëtar.
  8. Plan veprimi për vendosjen e raporteve të mira me 5 vendet që nuk e ka në njohur Kosovën dhe plan veprimi për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën.
  9. Pastrimi i listave për listave të veteranëve dhe plotësim ndryshimi i ligjit për veteranët e UCK-së.
  10. Hartimi i një plani të detajuar nga kuvendi, ku kërkon nga qeveria që çdo 6 muaj të raportojë për implementimin e rekomandimeve.

Raporti i Progresit ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe.