Osmani: Nëse nuk Zbatohet Rezoluta, Pas Gjashtë Muajsh Propozoj Ndryshime Kushtetuese

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se nëse Qeveria nuk zbaton rekomandimet e Kuvendit për adresimin e çështjeve të ndotjes së ajrit, pas gjashtë muajsh ajo do të iniciojë ndryshime kushtetuese.

Në debatin për ndotjen alarmante që po zhvillohet në Kuvend, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se e drejta për të pasur ajër të pastër është e drejtë themelore e njeriut dhe kështu trajtohet në 100 kushtetuta të vendeve më demokratike në botë.

“E drejta për ajër të pastër është e drejtë themelore e njeriut, trajtohet si e tillë nga një sërë organizatash ndërkombëtare, trajtohet e tillë nga 100 kushtetuta të vendeve demokratike dhe trajtohet si e tillë në një sërë konventash ndërkombëtare që ne i kemi bërë pjesë të kushtetutës tonë. Ajo cka po ndodhë këto ditë këto ditë në Kosovë, besoj nuk e ekzagjeroj nëse e cilësoj si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut të qytetarëve të Kosovës”.

Ajo tha se janë të paktën dy vendime që jaën identifikuar: rasti Lopez kundër Spanjës dhe rasti Guerra kundër Italisë, në të cilat Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ndotja e Ajrit, pra jeta dhe puna në një ajër i cili rrezikon shëndetin e qytetarëve, karakterizohet si shkelje e nenit 8 të kësaj konvente, pra shkelje që I mohon qytetarëve edhe të drejtën e tyre për një jetë familjare.

“Prandaj edhe duhet të merret me shumë seriozitet, prandaj cka po diskutojmë këto ditë nuk është çështje e rëndomtë”, tha Osmani.

Ajo shtoi së për ta bërë më të qartë këtë punë, Kushtetuta e Kosovës duhet të qartësohet edhe më tej.

Nëse brenda 6 muajve, institucionet publike nuk do të ndërmarrin asnjë nga masat emergjente për të cilat ky kuvend dhe ministrat e caktuar kanë folur e premtuar këto ditë, atëherë inicioj amendament kushtetues në nenin 52 të kushtetutës, ku te pjesa e ambientit, e drejta për ajër të pastë dhe e drejta për ujë në pastër, do të cilësohej si e drejtë kushtetuese”, u shpreh ajo,

Për këtë nismë ajo tha se duhen 40 nënshkrime të deputetë të Kuvendit të Kosovës, që siç u shpreh kjo do ta bënte Kushtetutën e Republikës së Kosovës pjesë të mbi 100 kushtetutave demokratike, të cilat të drejtën në ajër të pastër e konsiderojnë të drejtë themelore.