OSHP nuk Lejon Kamerat në Seancën për Tenderin 9-milionësh

Megjithë insistimin e ekipit se duhet t`u lejohet të qasja me kamera në seancën ku pritej të vendosej për tenderin prej 9 milionë eurosh, para të taksapaguesve kosovarë, paneli shqyrtuesi i OSHP-së nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Kryesuesi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik- OSHP, Blerim Dina nuk ia ka lejuar ekipit të KALLXO.com të përbërë nga Naim Krasniqi gazetar dhe Naser Fejza kameraman të përcjellin seancën publike për shqyrtim kryesor të ankesës nr.442-443-445/16 lidhur me tenderin për ndërtimin e Spitalit Regjional në Ferizaj.

NDËRLIDHUR

Kryetari i Bordit të OSHP-së, njëherësh kryesues i panelit shqyrtues për seancën e sotme Blerim Dina, pa ndonjë arsyetim nuk i ka lejuar të hyjnë me kamerë në objektet e OSHP-së ekipin e KALLXO.com.

“Seanca është publike, por pa kamera”, kështu u ka thënë kryesuesi i OSHP-së Blerim Dina ekipit të KALLXO.com.

Zyrtar të OSHP-së kanë dhënë arsyetime të ndryshme për refuzimin e xhirimit në seancën publike. Fillimisht kanë thënë se nuk ka hapësirë për vendosjen e kamerave, e më vonë kanë thënë se nuk lejohet xhirimi me kamerë, pa dhënë arsye tjera.

Dina dhe anëtarë tjerë të panelit shqyrtues të OSHP-së i kanë kërkuar gazetarit Naim Krasniqi që ta lirojë sallën ku pritej të mbahej seanca, ose të qëndrojnë në sallë pa kamerë dhe me telefon të fikur.

Megjithë insistimin e ekipit se duhet t`u lejohet të qasja me kamera në seancën ku pritej të vendosej për tenderin prej 9 milionë eurosh, para të taksapaguesve kosovarë, paneli shqyrtuesi i OSHP-së nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Autoritet kontraktues për këtë tender është Ministria e Shëndetësisë, ndërsa tre operatorë ekonomikë kanë dorëzuar ankesë në OSHP duke pretenduar se Ministria e Shëndetësisë ka bërë shkelje ligjore.

27 Janar 2017 - 16:27

Kallxo 27/01/2017 - 16:27
NDËRVEPRIMI0

OSHP nuk Lejon Kamerat në Seancën për Tenderin 9-milionësh

by Kallxo
NA NDIQNI