OSBE-ja dhe Kisha Ortodokse Dënojnë Dëmtimin e Minares

Minarja u dëmtua nga një serb më 14 gusht për të cilin policia dyshon se ka probleme psikike.

OSBE-ja duke dënuar këtë dëmtim iu falënderua policisë dhe autoriteteve lokale që incidenti nuk u zgjerua.

“Amb. Schlumberger dënon sulmin në xhaminë e Velekincës, lavdëron policinë dhe udhëheqjen lokale për përgjigjen që e mbajti incidentin të izoluar,” reagoi OSBE-ja në Twitter.

Dëmtimin e minares në emër të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë e dënoi edhe peshkopi i Diqezës Rashkë-Prizren Teodosije në një letër drejtuar myftiut Naim Tërnava.

“Fuqishëm e dënoj këtë incident dhe dëshiroj të përçoj solidaritetin e sinqertë te ju dhe anëtarët e komunitetit tuaj që janë lënduar nga ky akt vandal e i pakuptimtë,” thuhet në letrën e Teodosijes.

Teodosije më tutje shpreh bindjen se ky incident nuk do të ndikojë në marrëdhëniet fqinjësore të komuniteteve krishtere dhe islame në këtë rajon.

Edhe myftiu Tërnava e cilësoi dje akt të papranueshëm dëmtimin e minares.

KALLXO.com shkroi të dielën për reagimet ndaj këtij dëmtimi.

http://kallxo.com/denohet-demtimi-xhamise-ne-velekince/