Brezovica. Foto: snow-forecast.com

Orteku Mbyt një të Ri në Brezovicë

Një person rreth të njëzetave ka humbur jetën gjersa ishte duke skijuar në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Rreth orës 14:15 kemi marrë një informatë nga shoku i tij se një person ka humbur jetën në Brezovicë pas goditjes nga orteku, tha Gashi.

Zëdhënësi i Policisë tha se personi është i moshës rreth 22-vjeçare ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipet e shpëtimit.