Prezantimi i hulumtimit të ORCA-s | Foto: KALLXO.com

ORCA Mbështet Udhëzimin Administrativ për Avancime Akademike

Organizata për Rritjen e Cilësisë për Arsim (ORCA), vlerësoi si nismë të mirë udhëzimin administrativ të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që rregullon revistat shkencore të pranushme për publikimin e punimeve.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi në një intervistë për KALLXO.com tregoi përmbajtjen e udhëzimit administrativ që sipas tij përcakton revistat apo platformat të cilat konsiderohen të pranueshme për publikim të punimeve shkencore, që janë të domosdoshme për avancimin e stafit akademik.

Sipas njoftimit të ORCA-s, ka persona që kanë dalë kundër këtij udhëzimi administrativ duke u thirrur në një parullë sipas tyre të rrejshme ‘Autonomi për Universitetin’.

ORCA ka bërë thirrje për implementimin e udhëzimit administrativ që sipas tyre ndalon keçpërdorimet në fushën e avancimeve.

“ORCA i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës, MAShT dhe institucioneve të tjera relevante të mos bijnë pre e parullës “Autonomi për Universitetin!” pasi prapa kësaj parulle fshihet autonomia e plagjiaturës, e falsifikimeve, e keqpërdorimit akademik të cilave duhet t’ju vijë fundi në vendin tonë. ORCA pret që institucionet relevante të përdorin kompetencat e tyre për të vënë rend e rregull në hapësirën kaotike dhe veprimtarinë anti-ligjore në të gjitha institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.

Në intervistën për KALLXO.com, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi foli lidhur me problemet në arsimin e lartë dhe parauniversitar.

 

http://kallxo.com/bytyqi-reduktimi-universiteteve-nuk-konvenon-vetem-rektoreve/