Ora: Kam Mundur të Jem Gjithkund në Botë, Zgjodha të Jem në Kosovë (VIDEO)

Këngëtarja nga Prishtina me famë botërore, Rita Ora po viziton Kosovën për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në konferencën e saj të parë për media sot, ajo foli lidhur me vendimin e saj për të performuar në Kosovë.

“Së pari, dua të them urime pavarësia, jam shumë e lumtur që jam këtu. Ne do të mund të ishim gjithkund në botë sot edhe unë vendosa ta sillja të gjithë ekipin tim në Prishtinë sepse do të bëjmë një nga performancat më të mira sot”, tha Ora.

Ajo po ashtu foli lidhur me mesazhin që ka lidhur me kosovarët dhe përfaqësimin e tyre nëpër botë.

“Kur kam filluar me muzikë kam qenë 21 vjeç dhe kam parë që të gjitha vajzat këngëtare nëpër botë dhe kam thënë që jam nga një vend i vogël. Kam bërë gjithçka që ta depërtoj mesazhin tim, dhe tani shoh kaq shumë benefite që se kam ditur që i kam bërë për kulturën, vendit tonë. Ju keni një shans të prezantoni veten në mënyrën si doni të kujtoheni gjithmonë. Sa më të afërt që jemi, bëhemi më të mëdhenj”, tha Ora.

Këngëtarja pritet të performojë sot në sheshet kryesore të kryeqyetit duke filluar nga ora 22:00.