Opozita: Klina po Ngulfatet nga Ndërtimet e Larta

Dy subjekte opozitare thonë se Klina po ngulfatet nga ndërtimet pa leje, ndërsa drejtori i Urbanizmit e mohon këtë.

AAK-ja dhe “Vetëvendosja” në Klinë akuzojnë pushtetin lokal se po toleron tejkalimin e lejeve të ndërtimit.

NDËRLIDHUR

Lorenc Marleku, nënkryetar i subjektit opozitar AAK në Klinë dhe këshilltar komunal në asamble, thotë për KALLXO.com se ndërtimet e larta po e ngufasin këtë qytet.

“Në Komunën e Klinës ka ndërtime, ka ndërtime të cilat janë jashtë standardeve, ose i kanë tejkaluar lejet e ndërtimit. Në Komunën e Klinës brenda qytetit ka ngulfatje me ndërtesa të cilat janë krejtësisht të panevojshme edhe janë të dala edhe prej planit rregullativ, po edhe plani rregullativ nuk është në atë formë në të cilën ish dashtë me kanë,” tha Marleku.

Këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Asamblenë e Klinës, Skender Merturi tha për KALLXO.com se planet urbane i janë përshtatur gjendjes faktike të ndërtimeve dhe pastaj janë votuar në Kuvendin Komunal.

“Prokuroria e Shtetit asnjëherë nuk ka reaguar dhe nuk është marrë me ketë çështje shumë serioze dhe shumë të ndjeshme në Komunën e Klinës. Ka tejkalim me gjitha planet urbane, ju kanë përshtatur gjendjes pasi ato kanë ndryshuar. Ka ndryshuar etazhiteti dhe mandej është votuar dhe janë tejkaluar planet zhvillimore komunale”, tha Merturi.

Por drejtori i Urbanizmit në Komunën  e Klinës Baki Gashi, duke folur për KALLXO.com mohoi pretendimet opozitare për tejkalimin e lejeve të ndërtimit në Klinë, duke thënë se të gjitha objektet ndërtohen sipas planit rregullativ urban.

“Drejtoria e Urbanizimit lëshon leje ndërtimore sipas planit rregullativ urban. Na jemi kompetentë dhe nuk e kalojmë as për një metër katrorë,domethënë  nuk lëshojmë leje ndërtimore, vetëm ashtu siç janë të parapara në planin rregullativ urban,” tha Gashi.

15 Prill 2017 - 17:25

Shkodran Nikçi 15/04/2017 - 17:25
NDËRVEPRIMI0

Opozita: Klina po Ngulfatet nga Ndërtimet e Larta

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI