Oliver Ivanoviqi në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Oliver Ivanoviqi Lirohet nga Arresti Shtëpiak

Oliver Ivanoviqit i është hequr masa e arrestit shtëpiak gjatë ditës së sotme.

Lideri i Partisë Liri, Demokraci, Drejtësi, Oliver Ivanoviq i akuzuar për krimet e luftës të kryera në Mitrovicë në prillin e vitit 1999, është liruar sot nga masa e arrestit shtëpiak.

NDËRLIDHUR

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësen e EULEX-it, Besa Domi për të konfirmuar lirimin nga masa e arrestit shtëpiak të Ivanoviqit.

“Gjyqtari kryesues i EULEX-it në rigjykimin e vazhdueshëm kundër O. Ivanoviq nxorri një vendim për ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin e tij me pjesëmarrjen në stacionin policor dy herë në javë dhe ndalimin e kontaktit me dëshmitarët”, tha Domi.

Heqjen e arrestimit shtëpiak për Oliver Ivanoviqin e konfirmoi edhe avokati i tij Nebojsha Vllajiq.

“Po, sot Oliver Ivanoviqi është liruar nga arresti shtëpiak. Ati i është mundësuar të mbrohet nga liria “, tha Vllajiq.

Ai tregoi se Ivanoviqit tani është caktuar masa e paraqitjes në polici stacionare.

“Duhet të duhen dy herë në javë të paraqiten në stacion policor në Mitrovicë Veriore”, tha Vllajiq.

Oliver Ivanoviq që po akuzohet për krime lufte të kryera më 14 prill 1999 në seancën e 24  marsit u deklarua i pafajshëm.

“Nuk jam fajtor, me vetë dëshirë deklaroj”, kishte deklaruar Ivanoviq.

Më 21 janar të vitit të kaluar për krime lufte të kryera në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë më 14 prill 1999, Oliver Ivanoviq u dënua me nëntë vjet burg.

Dënohet Oliver Ivanoviq

Pas shqyrtimit të këtij rasti në shkurt të 2017-ës Gjykata e Apelit vendosi që rastin e Ivanoviqit për pikën e parë të aktakuzës që lidhet pikërisht me këto krime ta kthejë në rigjykim.

Apeli e Dërgon në Rigjykim Rastin e Oliver Ivanoviqit

http://kallxo.com/oliver-ivanoviq-nuk-jam-fajtor/

21 Prill 2017 - 17:30

Adelina Ahmeti 21/04/2017 - 17:30
NDËRVEPRIMI0

Oliver Ivanoviqi Lirohet nga Arresti Shtëpiak

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend