Asambleja e pergjithshme e OKB-se

OKB: Koreja Veriore Transportoi Pajisje në Siri

Mediat amerikane kanë raportuar se Koreja Veriore ka dërguar specialistë të raketave në Siri, së bashku me disa pajisje të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike.

Në raportin e 27 shkurtit, thuhet se ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur më shumë se 40 transporte të paraportuara të furnizimit me këto pajisje në Siri nga vitit 2012 deri më 2017.

Materialet të cilat thuhet të jenë dërguar ilegalisht në Siri kanë përfshirë pllaka rezistente ndaj acidit, pajisje rezistente ndaj korozionit dhe termometra.

Raporti i papublikuar nga OKB-ja, që shqyrton nëse Koreja Veriore po vepron në përputhshmëri me rezolutat e organizatës, tregon se si një anëtar ka vërejtur teknikë të Phenianit në hapësirat e armëve kimike dhe raketave në Siri.

Në raport përmendet edhe se Damasku u ka thënë ekspertëve të OKB-së, se verikoreanët që kanë qenë prezentë në Siri janë trajnerë dhe atletë.

Supozimet kanë ardhur pas raportimeve për përdorimin të gazit të klorit nga forcat siriane drejt civilëve.