Slavko Çuruvija, gazetari serb i vrarë në vitin 1999 në Beograd

Oficerët Serbë të Sigurimit Thonë se nuk i Njohin Vrasësit e Gazetarit

Svetozar Mirceviç, i cili është ende punonjës i Agjencisë së Sigurimit të Shtetit në Serbi, i tha gjykatës në Beograd të hënën se ai ka ndjekur gazetarin dhe botuesin Slavko Curuvija në qendër të kryeqytetit më 11 prill 1999, pak para se ai të vritej.

“Herën e fundit që pashë objektivin, Curuvijën, ishte në rrugën Makedonska,” tha Miceviç në gjyqin e katër oficerëve të sigurimit serb të shtetit, që thuhet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Curuvijës.

“E pashë rreth 50 metra para se ai të hynte në një rrugicë,” shtoi Mirceviç, duke iu referuar rrugicës ku u gjet trupi i gazetarit pasi u qëllua 17 herë në kurriz.

Mirceviç ishte pjesë e një grupi oficerësh të sigurimit të shtetit që ndoqën Curuvijën për disa ditë para se ai të vritej, gjoja për shkak të kundërshtimit të tij ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Megjithatë, njësoj si shumë kolegë të tjerë të Mirceviçit që kanë dëshmuar gjithashtu në gjyq, ai tha se ai kishte marrë urdhra ta braktiste misionin vetëm pas minuta para se Curuvija të vritej.

Ai shtoi se ai nuk e pa çfarë i ndodhi Curuvijës më vonë dhe se ai e kishte marrë vesh vetëm nga mediat që ai ishte vrarë.

Një tjetër anëtar i ekipit mbikëqyrës, Dragan Paviç, dëshmoi gjithashtu të hënën, duke thënë se ai po e ndiqte Curuvijën me makinë ditën e vrasjes.

Paviç gjithashtu mohoi të ketë parë ndonjë gjë në lidhje me vrasjen.

“Kur ai hyri në Kalemgdan (parku te kalaja e Beogradit), ndalova së e ndjekuri, duke qenë se nuk mund të hyja me makinë, por gjithashtu sepse e kisha mbaruar turnin tim,” tha Paviç në gjykatë.

Prokuroria pretendon se vrasja e Curuvijës u organizua nga katër ish-oficerë të sigurimit të shtetit, Radomir Markoviç, Milan Radonjiç, Ratko Romiç dhe Miroslav Kurak.

Prokuroria pretendon se një ‘person i panjohur’ urdhëroi vrasjen dhe Markovic, i cili ishte kreu i sigurimit të shtetit në Serbi në atë kohë, urdhëroi vrasjen, ndërsa tri të pandehurit e tjerë morën pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes.

Të tre të dyshuarit e kanë deklaruar veten të pafajshëm, ndërsa Kurak është në arrati dhe po gjykohet në mungesë.

Markoviç aktualisht po kryen dënimin me 40 vjet burg për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stambolic dhe krime të tjera, ndërsa Romiç dhe Radonjiç ditën e martë u liruan nga akuza për tentativë për vrasje të liderit të partisë opozitare Vuk Draskoviç në vitin 2000.

Disa ish-zyrtarë të lartë të sigurimit të shtetit kanë dëshmuar deri tani në gjyq. Pavarësisht dëshmive të tyre të ndryshme, pjesa më e madhe ranë dakord se Curuvija u vra pak minuta pasi ekipi mbikëqyrës u urdhërua të mos e ndiqte më atë.

Ata thanë se Curuvija ishte mbikëqyrur nga Sigurimi i Shtetit gjatë të gjithë vitit 1999, duke qenë se shihej si armik i regjimit të Millosheviçit.

Curuvija fillimisht ishte gazetar për shumë revista të njohura dhe gazeta të përditshme në Serbi dhe ish-Jugosllavi.

Në vitin 1994, pas marrjes nga ana e regjimit të gazetës Borba, ai dhe shumë pjesëtarë të tjerët të stafit vendosën ta linin punën atje.

Në vitin 1996, ai themeloi “Dnevni Telegraf”, gazetën e parë private në Serbi pas më shumë se 50 vjetësh. Në vitin 1998, Curuvija ishte drejtori, kryeredaktori dhe pronari i saj i vetëm. Në vitin 1998 ai nisi gjithashtu një revistë që dilte çdo dy javë dhe titullohej “Evropljanin”.