????

OEK: Rryma dhe Vizat Problem për Biznesin Vendor

Kreu i Odës Ekonomike e Kosovës (OEK) ia dorëzoi Kryeministrit Isa Mustafa  raportin e të bërit biznes në vend për vitin 2016.

Sipas këtij raporti, po përmirësohet ambienti i të bërit biznes në Kosovë, reformat fiskale po japin efektin e vet, po  biznesi vendor në mes tjerash po ballafaqohet me mungesë të rrymës dhe lirisë së lëvizjes, të gjitha këto duke u pasqyruar edhe me imazh jo të mirë nga protestat në parlament.

I pari i Qeverisë Isa Mustafa tha se prodhimet kosovare po eksportohen edhe aty ku më parë nuk ishin të pranishme.

“Na vjen shumë mirë që vlerësimet janë se po hapet rruga e të bërit biznes në Kosovë. Ambienti është shumë më i volitshëm dhe po përmirësohet çdo ditë. Është po ashtu shumë mbresëlënëse edhe fakti që bizneset tona po eksportojnë produktet e tyre në tregun e Bashkimit Europian dhe në tregjet e treta në të cilat ne nuk kemi qenë prezentë deri më tani”, tha Mustafa.

Vitin e kaluar në raportin e Bankës Botërore të të bërit biznes, Kosova përparoi për katër vende.

http://kallxo.com/kosova-shenon-progres-ne-te-berit-biznes/

Kreu i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu tha se 400 biznese janë pjesë e analizës së të bërit biznes.

“Si odë ekonomike jemi duke e përcjellë konjukturën ekonomike me vite në Kosovë dhe kemi pasë fat që për vitin 2016 analizën e bërë me afër 400 biznese dhe rekomandimet në formë të shkruar t’i dorëzojmë te kryeministri dhe te ministrat e linjave për zhvillim ekonomik”, bëri të ditur Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut, vitet 2015 dhe 2016 kanë qenë vite të dialogut dhe partneritetit publiko-privat, të cilat i dhënë rezultatet e veta. Sipas tij,

“Ajo çka u dëgjua në takim nga vetë komuniteti i biznesit janë indikatorët pozitivë të pakos së parë fiskale”, tha Gërxhaliu.

Gazeta Jeta në Kosovë në korrik të vitit të kaluat shkroi se pakoja e re fiskale nuk arriti të ulë çmimet për familjet me të ardhura të ulëta, gjë e cila ishte paraqitur si qëllimi kryesor i saj.

Pakoja Fiskale Dështoi të Ulë Çmimet për Qytetarët

Gërxhaliu duke folur për raportin e odës, përmendi edhe sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit.

“I kemi identifikuar dhjetë sfidat kryesore që e rëndojnë të bërit biznes në Kosovë dhe njëra ndër to është definitivisht energjetika dhe rreth furnizimit me energji, jostabiliteti politik, ju e dini që në shumë anketa dhe në shumë galeri të botës në top 10 fotografitë më të preferuara kanë qenë pamjet që kanë përcjellë Parlamentin e Kosovës dhe është një pamje që e ka dëmtuar imazhin e Kosovës. E treta informaliteti, por edhe disa të tjera”, tregoi Gërxhaliu.

Zgjidhja e problemit të energjisë elektrike, tretmani më i avancuar për prodhimet vendore dhe avancimi i raportit në mes të tregtarëve dhe prodhuesve vendorë, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Anti-Dumping, ishin disa nga kërkesat e bizneseve për institucionet e vendit.

Biznesin vendor, sipas asaj që u tha në konferencë, po e pengon shumë edhe mungesa e lëvizjes së lirë të kosovarëve në Zonën Shengen.