Pamje nga konferenca e OEK-ut - Foto: KALLXO.com
OEK, Prezanton studimin “Klima e biznesit në Kosovë”
07.11.2017 - 08:01
Oda Ekonomike e Kosovës sot prezanton rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”. Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit, në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.
Indikatori i konfidencës ka shënuar një rënie prej 10.2 p.p këtë tremujor krahasuar me TM paraprak.
Pritjet pozitive për performancë të mirë të biznesit vijnë vetëm nga sektori i tregtisë me pakicë, sektori privat në Kosovë këtë tremujor ka pritshmëri më të ulët për punësim krahasuar me tremujorin paraprak.