Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike Shqetësohet nga Trajtimi i Kosovës në Strategjinë e BE-së

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar lidhur me strategjinë e BE-së duke thënë se në të ka paqartësi për të ardhmen europiane të Kosovës.

OEK shpreh shqetësimin për trajtimin e Kosovës në strategjinë e BE-së.

“Komuniteti i biznesit, përfaqësuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, shpreh zhgënjimin e thellë me dokumentin e fundit të publikuar nga Komisioni Evropian, përmes të cilit definohet Strategjia e Zgjerimit për Vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht raportet e ardhshme në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian”, thuhet në njoftimin e odës.

Oda Ekonomike thotë se perspektiva e Kosovës është e 2004-ës.

“Përderisa ka një përcaktim të qartë të relacioneve dhe anëtarësimit të mundshëm për 5 vende të Ballkanit Perëndimor, në rastin e Kosovës, perspektiva europiane mbetet në nivel të status quos, pothuajse njëjtë me nivelin e vitit 2004, kur në Samitin e Selanikut është përcaktuar ofrimi i ‘perspektivës europiane’ për vendet e Ballkanit Perëndimor“ thuhet më tutje në njoftim.

Sipas OEK-ut që nga Samiti i Selanikut vendet tjera të Ballkanit Perëndimor kanë avancuar dukshëm në rrugën e anëtarësimit në BE, ndërsa me Kosovën ka vetëm vazhdim të “eksperimenteve frazeologjike nga vokabulari i burokratëve europianë”.

Tutje në komunikatë Oda Ekonomike thotë se nuk jemi peng i pesë vendeve mosnjohëse por edhe refleksion i moskryerje se detyrave nga ana e Kosovës.

Sipas OEK-ut, Strategjia e BE-së ndikon negativisht në investimet e jashtme në Kosovë.

“Nga aspekti i ndikimeve të mundshme në ekonominë e vendit për të cilin ne angazhohemi si institucion, Strategjia e Zgjerimit e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor si një dokument që do të ndikojë edhe në orientimin e investimeve të huaja në rajon, do të ndikojë negativisht në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë“, konstaton OEK-u.

Është momenti i fundit që të bëhet një kthesë dhe të marrim një kahje pozitive, thuhet në reagimin e Odës.

Reagimi i plotë i Odës Ekonomike të Kosovës kliko këtu.