Takimi i MInistrit Rikalo me Odën e Afaristëve
Oda e Afarizmit- Shumë Kërkesa për Rikalon
17.10.2017 - 10:15
Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo.
Ata i paraqitën ministrit të Bujqësisë disa kërkesa që do ta zhvillonin këtë sektor.
Oda e Afarizmit kërkoi më shumë transparencë për ndarje të granteve dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.
Oda gjithashtu kërkoi futje të inovacionit në bujqësi dhe mbrojtje të produkteve vendore që kanë potencial zhvillimi dhe krijimi të vendeve të punës.
Në këtë takim shqetësimet e sektorit të bylmetarëve i paraqiti Veli Halimi.
Ministri Rikalo tha se Ministria e Bujqësisë do të jetë e hapur në raport me Odën e Afarizmit.