Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ambasadorit Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

O’Connell: Kosova Duhet të Çlirohet nga Njerëzit Joprofesionistë

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar.

NDËRLIDHUR

Kryeministri Ramush Haradinaj tha me këtë rast se memorandumi ka për qëllim një proces ligjor dhe kredibil të rekrutimit të të gjithë personave që do të mbajnë përgjegjësi në agjencitë që janë përgjegjësi e Qeverisë.

E që procesi të jetë kredibil Haradinaj tha se rol të rëndësishëm do ta ketë ekspertiza, ekspertët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, tha se korrupsioni dhe nepotizmi janë probleme serioze për Kosovën.

Ambasadori O’Connell tha se Kosova duhet të çlirohet nga njerëzit joprofesionistë.

“Me njerëz të tillë nuk përparim Kosova. Ju keni nevojë për njerëz të mirë, të aftë e të pavarur në institucione”, shtoi ambasadori.

“Kur filluam këtë projekt vitin e kaluar, e nisëm më idenë që të sfidojmë praktikën që pozitat e larta fitohen veç me politikë”, shtoi ai.

“Nga 8 projekte, vetëm 2 kanë rezultu me sukses: Dogana dhe kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Punësimeve. Por, me një lule nuk çelë pranvera”, theksoi po ashtu ambasadori britanik.

Në gusht të vitit të kaluar, ambasadori britanik dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishin nënshkruar një memorandum të tillë për pavarësimin e bordeve të agjencive të pavarura.

 

11 Tetor 2017 - 14:03

Florina Ujupi 11/10/2017 - 14:03
NDËRVEPRIMI0