Ruairi O'Connell | Foto: Facebook

O’Connell: Besoj në Qytetarët e Kosovës

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në urimin për Vitin e Ri tha se beson në qytetarët e Kosovës.

“Unë jam shumë optimist për të ardhmen e Kosovës, sepse besoj në qytetarët e Kosovës”, tha O’Connell.

Ai në urim tha se është gati që në 2018-ën të ballafaqohet me problemet që kërcënojnë Kosovën dhe Britaninë.

“Unë personalisht mezi pres të rifilloj punën në vitin 2018, për t’u ballafaquar me problemet që kërcënojnë edhe Kosovën edhe Britaninë”, shkroi O’Connell.

Ai konstatoi se kur afrohet fundi i vitit “të gjithë fillojmë të mendojmë për të kaluarën dhe për të ardhmen”.

O’Connell 2017-ën e cilësoi vit të ngarkuar me zgjedhje në Kosovë.

Dy javë më parë kur një pjesë e deputetëve nënshkruan nismën për shfuqizimin e ligjit e ligjit që themeloi Gjykatën Speciale, atë natë O’Connell e quajti më të rrezikshmen që nga paslufta në Kosovë.

http://kallxo.com/oconnell-kjo-mund-te-jete-nata-e-rrezikshme-per-kosoven/