Obligimet Milionëshe të Qeverisë

Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave Avdullah Hoti tregoi në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë obligimet e saj.

Hoti tha se qeveria ka obligime për Autostradën Prishtinë– Hani i Elezit, ndërsa sipas tij duhen mjete edhe për zgjedhjet lokale të caktuara më 22 tetor.

Ministri në largim përmendi edhe obligimin për pagesën  5 milionë eurove kompanisë OeSD në lidhje me pasaportat, sipas vendimit të gjykatës së arbitrazhit dhe tregoi se për fizibilitetin e “Trepçës” obligimi qeveritar është 0.6 milionë euro.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për historikun e skandalit të pasaportave që Kosovës mund t’i kushtojë miliona euro.

Lëshimet që Mund t’i Kushtojnë Miliona Kosovës

Ministri në largim Hoti, në mbledhje tregoi obligimet e tërësishme të qeverisë.

“Pra kemi dikun rreth 112 milion euro obligime për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit dhe mosrishikimit të buxhetit”, tha Hoti.

Pasi opozita dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës, ky i fundit pati reaguar në Facebook duke thënë se qeverisë së tij nuk mund t’i faturohen aferat e qeverisë së kaluar, mes tyre edhe ajo për pasaportat.

http://kallxo.com/mustafa-flet-per-mocionin/