FOTO ILUSTRIM

Nxënësve dhe Mësuesve u Shpërndahen Udhëzues Kundërkorrupsionit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II, mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe daneze, në bashkëpunim me MASHT-in do të lansojnë sot udhëzuesit antikorrupsion për mësimdhënës dhe nxënës për klasën e gjashtë.

Udhëzuesit antikorrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat antikorrupsion në tri lëndët e përzgjedhura: histori, edukatë qytetare dhe gjuhë.

Zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit në sektorin e arsimit të vitit 2015, me qëllim të përfshirjes së arsimimit antikorrupsion në shkolla, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të parandalimit të korrupsionit.