Nxënësit e Gjilanit Përsërisin Suksesin e Kontestuar

Nxënësit e klasëve të nënta në Gjilan në përsëritjen e testit të arritshmërisë kanë dalë me rezultate të ngjashme me ato të testit që u anulua

1887 nxënës më 8 qershor iu nënshtruan për herë të dytë testit të arritshmërisë pasiqë i pari i mbajtur më 21 maj u anulua nga MASHT.

Ministria e Arsimit kishte anuluar testin në tri komuna të Kosovës, Gjilan, Dragash dhe Han të Elezit me arsyetimin se rezultatet në këto komuna ishin në shpërputhje me rezultatin e përgjithshëm në nivel të vendit.

Në komunën e Gjilanit në testin e parë u arrit një rezultat prej 79 % ndërsa në testin e përsëritur nxënësit arritën rezultatin 76%.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate ku konstatohet se rezultatet janë 2.52 % më të ulëta se në testin e parë.

Megjithatë, Nazmi Musa, Drejtor i Arsimit në Gjilan i sheh këto rezultate si arritje në fushën e arsimit për këtë komunë.

Drejtoria Komunale e Arsimit falënderon Ministrinë e Arsimit Shkëncës dhe Teknologjisë për një vlerësim korrekt  dhe  publikimin më kohë të rezultateve të nxënësve”, ka thënë Musa.

http://kallxo.com/anulohen-testet-e-arritshmerise-ne-tri-komuna/

Komuna e Gjilanit kishte reaguar për anulimin e testit në këtë komunë.

http://kallxo.com/gjilani-reagon-ndaj-anulimit-te-testit/

http://kallxo.com/komuna-e-gjilanit-dhe-masht-ne-konflikt-per-testin-e-arritshmerise/

Bashkë me Gjilanin, testet e arritshmërisë ishin anuluar edhe në komunat Dragash dhe Hani i Elezit.