Ilustrim

Nxënësi Shkon Me Armë Në Një Shkollë Në Suharekë

Më datën 16 mars një nxënës i shkollës “Naum Veqilhaxhi” në Kushnicë të Suharekës  ka bartur me vete në shkollë një pistoletë me pesë fishekë.

Sipas hetuesve që janë marrë me rastin thuhet se  pasi drejtori i shkollës ka kuptuar për armën e ka lajmëruar prindin e nxënësit dhe të njëjtën ia ka dorëzuar me ç’ rast prindi e ka marrë armën  me vete në shtëpi.

“Pas marrjes së informacionit policia e Suharekës ka shkuar në fshatin Mohlan  të Suharekës, për të sekuestruar armën tek i  dyshuari” thuhet në njoftimin e policsë.

Sipas policisë në Suharekë, një javë pasi që policët i kanë trokitur në derë për ta kërkuar armën, i dyshuari në mënyrë “vullnetare” e ka dorëzuar të njëjtën me 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti procedohet sipas procedurës së rregullt ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë për secilin që është i përfshirë në rast.