Nuk do të Mbahet Mbledhja e Qeverisë

Është anuluar mbledhja e qeverisë për të cilën kishte njoftime se do të niste në orën 14:00, ndërsa do të diskutohej rreth shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Njoftimi për mosmbajtjen e mbledhjes së qeverisë është lëshuar nga kabineti i kryeministrit dhe u është dërguar zëvendësministrave dhe ministrave.

Në njoftim i kërkohet falje kabinetit qeveritar për njoftimin e vonshëm në lidhje me anulimin e mbledhjes.

Teksa vizitoi sot QKUK-në, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Gjykata Speciale nuk është temë në qeveri.

http://kallxo.com/haradinaj-specialja-nuk-eshte-teme-ne-qeveri/

Haradinaj sot u takua edhe me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Dje Kryesia e Kuvendit dështoi dy herë për të mbajtur mbledhjen e saj pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të 43 deputetëve.