Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Nuk Paraqitet në Gjykatë Nëna që Akuzohet se Deshi t’i Çonte Djalit Drogë në Burg

Kirimane Qallaku, nëna që akuzohet se deshi t’i dërgonte kanabis djalit të saj brenda Qendrës Korrektuese, nuk është paraqitur në Gjykatë.

Sipas gjykatëses Naime Krasniqi- Jashanica, e njëjta ka pranuar ftesën e rregullt porse nuk e ka arsyetuar mungesën.

Aktakuza ngarkon Qallakun se më 4 shtator të vitit 2016 rreth orës 11:15, kishte shkuar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për ta vizituar djalin e saj, Mejdi Qallaku, i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër.

Sipas aktakuzës, gjatë kontrollimit nga gardianët, asaj i është gjetur një substancë narkotike e llojit kanabis me peshë të përgjithshme 3.31 + 0.0001 gramë, të cilën e kishte mbështjellë me qese najloni, duke e futur në ushqim- speca, për t’ ia dërguar djalit të saj.

Substancën e dyshuar zyrtarët policorë ia konfiskojnë.

Aktualisht, djali i saj, Mejdi Qallaku, sipas aktakuzës së Prokurorisë së bashku me dy të akuzuar të tjerë, ngarkohen me veprën penale vjedhje grabitqare të 700 eurove nga një market në Prishtinë.

http://kallxo.com/ne-gjykate-leshohet-video-incizimi-i-momentit-te-grabitjes-se-marketit-ne-prishtine/

KALLXO.com dje ka raportuar për procesin gjyqësor ndaj djalit të saj, Mejdi Qallaku.