Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Nuk Nis Gjykimi për të Akuzuarin për Terrorizëm që u Dëbua nga Turqia

Pasi njoftoi palët për mungesën e të akuzuarit, gjyqtarit Vesel Ismajli nuk i mbeti gjë tjetër përveç se ta shtyjë seancën.

Ademi, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në janar të vitit 2014 ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll e nga ku më pas ka udhëtuar për në qytetin Gaziantep të Turqisë, që ndodhet afër kufirit me Sirinë.

Sipas aktakuzës, qëllimi i Ademit ishte që të kalojë në Siri dhe të bëhet pjesë e organizatës Al-Nusra dhe të angazhohet për krijimin e Shtetit Islamik në territorin e Sirisë dhe Irakut.

Nexhat Ademi sipas prokurorisë qëndroi në Siri për një javë në territorin që e kontrollonte Al-Nusra dhe pastaj u kthye në Kosovë.

Përpos këtij udhëtimit, Prokuroria Speciale pretendon se Ademi përsëri më 4 mars 2016 provoi të shkojë në Siri por pasi arriti në Aeroportin e Stambollit u ndalua nga autoritetet turke dhe më pas u dëbua për në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës.

Seanca e radhës në këtë gjykim u caktua të mbahet më 17 korrik.