Nuk Mbahet Mbledhja e Komisionit për AKI-në

Ky komision drejtohet nga Haxhi Shala i Nismës, ndërsa zëvendësues të tij të parë e ka Rrustem Berishën e AAK-së.

Opozita ku përfshihen edhe Shala e Berisha është duke bojkotuar mbledhjet e komisioneve, ndërsa po pengon seancat e Kuvendit të Kosovës në kërkim të tërheqjes së qeverisë nga marrëveshjet e 25 gushtit 2015 për asociacionin dhe demarkacionin.

Por në mbledhjen e caktuar për sot munguan edhe deputetë të koalicionit qeveritar, pasi zëvendëskryetarja e dytë Duda Balje kishte njoftuar se nuk ndihej mirë me shëndet.

Sipas gazetares së KALLXO.com, e pranishme në mbledhje ishte vetëm deputetja Melihate Tërmkolli, por as ajo nuk e komentoi mosmbajtjen e seancës.

Sivjet pati edhe shtyrje tjera të mbledhjes së komisioneve.

http://kallxo.com/viti-i-punes-nis-me-shtyrje/