Pamje nga seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Nuk Kalon Projektbuxheti, Opozita Nuk Merr Pjesë në Votim

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve projektbuxheti është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Për projektbuxhetin kanë votuar vetëm 58 deputetë që nuk ka  kuorum për t’u miratuar, pasi që opozita nuk ka dashur të marrë pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se gjatë seancës do ta hedh përsëri në votim. Tash po debatohet për pikat e tjera të rendit të ditës. /21Media