Nuk Kalojnë Rekomandimet e Opozitës Rreth Vendimit për Rritje Pagash

Rekomandimet pas interpelancës së Kryeministrit Haradinaj në lidhje me vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar nuk është miratuar nga ana e deputetëve të Kuvendit.

Miratimi i rekomandimeve dështoi pas dy votimeve .

Pas votimit të parë, deputetët reaguan duke thënë se nuk kanë votuar të gjithë, ndërsa votimi u përsërit pas pritjes për të ardhur në seancë edhe të deputetëve tjerë.

Në votimin e dytë gjërat nuk ndryshuan. Nga 107 deputetë sa janë në sallë, 58 prej tyre kanë votuar kundër, 49 kanë votuar pro dhe kjo kërkesë pati 2 abstenime.

“Kuvendi nuk miraton votimin e rekomandimeve të Interpelancës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e pagave të anëtareve të kabinetit qeveritar”, tha Veseli.

Sot janë paraparë që gjatë kësaj seance të jenë 26 pika të rendit të ditës.

http://kallxo.com/kuvendi-mblidhet-ne-rend-dite-26-pika/