ARKIV Njësia e Forenzikës në vendin ku dyshohet se pati të shtëna - Foto: KALLXO.com

Nuk Ka të Arrestuar për të Shtënat në ‘Beer Fest’

Policia e Kosovës njofton se nuk ka asnjë të arrestuar rreth gjuajtjes me armë, e cila mbrëmë shkaktoi rrëmujë gjatë mbajtjes së festivalit “Beer Fest” në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Borovci, dyshohet se vetëm një person ka gjuajtur me armë zjarri gjatë “Beer Fest”. Forcat e rendit, sipas tij, po punojnë në identifikimin e këtij të dyshuari.

“Nuk ka të arrestuar. Dyshohet që një person të ketë shkrepur armën. Disa gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe aktualisht Policia po punon për identifikimin e personit të dyshuar”, tha Borovci për KALLXO.com.

Zëdhënësi shtoi se Policia nga hetimet e para lidhur me situatën e krijuar ende nuk ka nxjerrë elemente të tilla që konfirmojnë se ka pasur konflikt mes palësh.

http://kallxo.com/panik-ne-beer-fest/

“Deri më tani arsyet e shkrepjes së armës janē të panjohura.Është e rëndësishme të sqarohet fakti se plaga e përsonit të plagosur në këmbë sipas konfirmimeve të marra nga mjekët nuk është e shkaktuar nga arma e zjarrit por nga ndonjë mjet tjetër i fortë”, ka sqaruar Borovci.

Qytetarët që ishin mbledhur për festën e birrës kanë ikur në panik pasi kanë dëgjuar të shtëna.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00.

42 të lënduar në incidentin e mbrëmshëm kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në QKUK. Dy prej tyre me fraktura.

http://kallxo.com/qkuk-jep-bilancin-e-lendimeve-ne-beer-fest/