Policia në trafik (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Nuk i Ndalen Policisë, Shkaktojnë Aksident Gjatë Ikjes

Tre persona nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për t’u ndalur dhe gjatë ikjes kanë shkaktuar aksident trafiku.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në magjistralen Vushtrri-Prishtinë.

Policia është në ndjekje të të dyshuarve dhe ka arritur ta arrestojë njërin prej tyre.

Gjatë arrestimit janë lënduar dy policë.

“Tre të dyshuar, dy shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një i Republikës së Kosovës, me veturë nuk ju kanë ndal njësisë policore dhe gjatë ikjes ka shkaktuar aksident trafiku. Njësia policore ka arrit të arrestoj njërin nga të dyshuarit, ndërsa dy të tjerët kanë ikur dhe mbeten në kërkim. Gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton këtë rast si sulm ndaj personit zyrtar.